Showbiz

Zjarri në Kaliforni, këngëtarja shqiptare dhe Kim Kardashian braktisin shtëpitë

Një zjarr i madh që ka përfshirë Kaliforninë ka detyruar mijëra banorë që të evakuohen dhe të braktisin shtëpitë e tyre me shpresën që të mos marrin flakë.

Kim Kardashian dhe këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj me anë të platformave të tyre sociale kanë zbuluar pamje të kësaj ngjarje të vështirë duke shprehur trishtim dhe duke u kërkuar fansave të luten për banorët në rrezik.

Kim rrëfeu se kur u kthye në shtëpi kishte vetëm një orë kohë për të bërë gati gjërat e saj e më pas të evakuohej. Ylli i “Keeping up with the Kardashians ka shfaqur disa pamje shqetësuese të zjarrit ndërsa Anxhelina u shpreh se po përpiqet të qëndrojë pozitive.