Rajoni

Zoran Zaev: “Maqedonia do të jetë pjesë e Botës”

Kryeministri Zoran Zaev tha se “Me këtë votim, Maqedonia hodhi një hap të madh në drejtim të realizimit të Marrëveshjes me Greqinë, që garanton të ardhme për shtetin e qytetarët”. “Maqedonia do të jetë pjesë e Botës”, – deklaroi Zaev. Shefi i Qeverisë së Shkupit theksoi se vota e deputetëve opozitarë, nuk nënkupton ndërprerjen e procesit gjyqësor për ta.