Sport

Zyrtare/ FSHF shkarkon trajnerin Panucci

Këtë takim informativ të orës 10:00 në TAR e nisim me një lajm të fundit, që bën fjalë për shkarkimin e Christian Panucci-t. Në një njoftim të pak minutave më parë, Federata Shqiptare e Futbollit informon se sot ndërpreu zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin italian, të cilin e falenderon për punën e zhvilluar deri më tani dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës. Në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë, Kombëtarja do të drejtohet nga Ervin Bulku e Sulejman Mema, si dhe pjesa tjetër e stafit aktual. Vendimi i FSHF-së pason humbjen e mbrëmshme me Turqinë çka bëri që Shqipëria t’i fillonte me disfatë eliminatoret e “Euro 2020”-ës. Në këtë mënyrë, zgjati më pak se dy vjet aventura kuq e zi e trajnerit italian, Christian Panucci.  Në 14 ndeshje, fitoi vetëm 3, humbi 9 e barazoi 2.