BEST OF LIVE FROM TIRANA
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy. Ajo foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…
A të ndodh që çuna me makina të shtrenjta të ndalojnë dhe të ngacmojnë?
Po çfarë janë këto pyetje tek unë! Unë i kam shokë të gjithë ‘lacat’. Pse, të dukem tip zyrtar? Unë kam një shoqëri të shumëllojshme, me shumë ngjyra. Kam ato shoqe mbi 40 vjeç që më shijon kafja, kam ato shoqet e vogla që më qajnë një hall për të dashurin e tyre dhe unë që i jap një mendim që të jenë mirë nga ana psikologjike, sepse të dashur ka plot, por mbi të gjitha duhet të jesh ti mirë si njeri. Dhe kam dhe ata lacat, kam zyrtarët, i kam të gjithë…