Celebrities Gossip Showbiz

“Askush nuk ka aq para sa të…”, nervozohet Dash Shehi në “Flet”!

“Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Flet” ishte Dash Shehi, politikan dhe ish-ministër i shtetit shqiptar. Shehi ka treguar për jetën e tij, politikën dhe i është përgjigjur disa pyetjeve pikante të Ilnisa Agollit.

E di si është puna, se shoh njerëz tani që shkruajnë për rininë e vetë, e flasin, sikur kanë jetuar si zotërinj, e kanë lexuar shumë, e bëjnë dhe pjesën e aristokratit. Dikush,  që ka vënë 5 lekë, edhe tregon se ç’jetë ka bërë. Thotë Marsel Prusti: “Askush nuk ka aq para sa të blejë të kaluarën e vetë”. Kështu që, të fillosh të gënjesh, sikur ti ke jetuar e i ke bërë këto është një përrallë e kotë” . Në çdo kohë, rinia është pjesa më e bukur e jetës edhe nëse e ke kaluar në luftë, jo më që ne e kemi kaluar në paqe. Por një paqe e trishtuar, nën një regjim të keq”!

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

E ftuar javën e kaluan në “Flet” me Ilnisa Agollin ishte këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cili tregoi më shumë për karrierën, projektet edhe jetën e saj personale.