Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit duket se ka marrë një kthesë të fortë, duke u krisur tashmë publikisht brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Gjatë Prime-it të kësaj të marte u transmetua një klip i tensionuar, ku Miri e cilësonte Selin si “besëprerë”, duke theksuar se nga ajo ka marrë “thika pas shpine”. Deklarata e tij e drejtpërdrejtë bëri të qartë se bashkëpunimi i tyre në lojë ka përfunduar, të paktën për momentin.
Nga ana tjetër, Selin reagoi me qetësi, duke u shprehur se kjo sjellje nuk e ka surprizuar aspak. Ajo la të kuptohej se e kishte parashikuar një distancim të tillë nga Miri, duke shtuar se prej kohësh kishte ndjerë ndryshimin në qëndrimin e tij. Debati u pasua edhe nga ndërhyrja e Rogertit, i cili hodhi një tjetër këndvështrim mbi situatën. Sipas tij, ndarja mes tyre mund të jetë vetëm e përkohshme dhe, me largimin e mundshëm të Gimbos nga loja, Selin dhe Miri mund të gjejnë sërish rrugën për të bashkëpunuar.
Është parë qartë si jemi përballur pas kësaj ndarjeje në lojë. Do të thoja që asnjë nga banorët nuk e besonte që kështu është e vërteta. Jemi të ndarë dhe kam mbetur pak keq nga kjo pjesë, sepse nuk më është thënë në sy që do ta vazhdonim lojën vetëm. Unë e prisja këtë në çdo moment, e pyesja shpesh: a jemi bashkë apo jo? Ndodhi ajo që ndodhi, thika pas shpine. Të vazhdojë vetëm, i uroj fat.
Ndërkohë, Selin iu përgjigj edhe komenteve të Rogertit, duke theksuar:
Dua t’i them Rogertit të mos shqetësohet për familjen time. Për pjesën e Mirit, mezi po prisja Prime-in e sotëm sepse e dija që kishte folur për mua. Miri në çdo cep të shtëpisë flet vetëm për Selin. E kam pritur nga ai këtë qasje.
Miri e mohoi këtë pretendim, duke sqaruar:
Unë nuk flas vetëm për Selinin, flas për të vetëm kur më pyesin.
Megjithatë, Rogerti mbeti i bindur në parashikimin e tij, duke deklaruar se:
Selin mezi po pret që Gimbo të largohet nga shtëpia dhe të rikthehet edhe njëherë me Mirin.
Tensionet mes tyre duket se janë larg shuarjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo ndarje është përfundimtare apo thjesht një lëvizje strategjike në lojë.