Një moment tepër i rënduar emocionalisht ndodhi për DJ Gimbon gjatë debatit me Rogertin, kur ky i fundit e pyeti për mënyrën se si ndërroi jetë vëllai i mitur i Gjestit.
Reagimi i DJ Gimbos ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ai i kërkoi Rogertit që të mos përfshinte në debat një fëmijë që ka ndërruar jetë, duke theksuar se nuk bëhej fjalë vetëm për vëllanë e shokut të tij më të mirë, por për dikë që ai vetë e ka konsideruar gjithmonë si vëlla të vogël.
Pas këtij momenti të rëndë, DJ Gimbo shpërtheu në lot. Një tjetër çast prekës ishte ai kur ai dëgjoi këngën e re të publikuar nga Gjesti, e cila ishte një dedikim për vëllanë e ndjerë. Gimbo u shpreh:
Është një temë shumë e ndjeshme për mua dhe është më mirë të mos preken tema të tilla. Kur dëgjova këngën, e dija për kë bëhej fjalë dhe nuk i mbajta dot lotët.