Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka ardhur me një surprizë të veçantë për banorët dhe publikun. Dy nga protagonistët e komedisë së njohur shqiptare, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi, janë futur brenda shtëpisë për një mision special. Dyshja janë bërë pjesë e spektaklit për të gjykuar performancën e banorëve, të cilët këtë mbrëmje janë vënë përballë një sfide artistike: realizimin e një skene nga filmi i tyre i suksesshëm, Dy Gisht Mjaltë.
Me humorin që e karakterizon, Ermali nuk ka humbur rastin për një batutë, duke thënë me të qeshur:
Arsyeja pse kam ardhur këtu sot është se uroi Amin. I love you.
Atmosfera në shtëpi është kthyer menjëherë në një mini-set xhirimi. Banorët janë ndarë në dy grupe dhe secili ekip ka zgjedhur të sjellë në skenë një moment të veçantë nga filmi, duke u përpjekur të rikrijojnë personazhet, emocionet dhe situatat komike që e bënë “Dy Gisht Mjaltë” një nga produksionet më të pëlqyera.
Sfida nuk është vetëm për aktrim, por edhe për kreativitet, improvizim dhe bashkëpunim, ndërsa në fund do të jenë Elvana dhe Ermali ata që do të japin verdiktin për performancën më të arrirë. Mbetet për t’u parë cili grup do të arrijë të fitojë pëlqimin e tyre dhe të sjellë në shtëpi energjinë e vërtetë të komedisë.