Ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të tregojë një detaj nga jeta e tij personale. Aldo ka treguar se është në proces divorci. Teksa po bisedonte me Klajdin, Livian ai u shpreh se ka qenë i martuar dhe ka një vajzë të vogël, 3 vjeçe.
“Akira quhet vajza. Është emër japonez”, tha banori për të bijën.
Visualizza questo post su Instagram