DigitAlb ka siguruar të drejtat e transmetimit të Botërorit të Klubeve. Nga 14 qershori, për herë të parë, me një format të ri, më të madh dhe më spektakolar, 32 klubet më të mira nga e gjithë bota përballen në një kompeticion të vetëm!
“FIFA Club World Cup” luhet në SHBA dhe transmetohet LIVE & EKSKLUZIVISHT në DigitAlb nga 14 Qershori, deri më 13 korrik!
Në këtë edicion rishkruhet historia! Me 32 skuadra nga 6 konfederata, kompeticioni do të ngrihet në nivele të reja. 63 ndeshje elektrizuese do të sjellin nëpër stadiume plot 3,7 milion tifozë. Eventi do të vërë në lëvizje 21.1 miliardë dollarë në GDP-në globale, me SHBA-në që do të përfitojë 9.6 miliardë. Eventi do të kushtojë 7.2 miliardë dollarë dhe FIFA do të shpenzojë 1,9 miliardë, paratë e shpërblimit për klubet. Vetëm në SHBA do të hapen 105 mijë vende pune, më së shumti në akomodim dhe transport.
Shikueshmëria televizive dhe impakti në mediat sociale pritet të sjellë 292 milion dollarë.