Në nisje të prime-it të kësaj të marte, banorët e shtëpisë së Big Brother u vunë përballë një njoftimi surprizues nga Vëllai i Madh. Ata u informuan se mes dy çifteve, Luizit–Artanit dhe Brikenës–Mirit, këta të fundit do të shkonin në televotim, duke krijuar menjëherë tension dhe diskutime brenda shtëpisë.
Megjithatë, ajo që banorët nuk dinin ishte se ky vendim nuk ishte aspak real. I gjithë njoftimi rezultoi të ishte një “prank” i menduar për të hutuar banorët, pasi në të vërtetë loja e Luizit përfundon pikërisht këtë të martë dhe televotimi i shpallur nuk ishte i vërtetë.
Ndërkohë, si pjesë e lojës dhe bastit të bërë më herët, Artani, pasi u shpall fitues, mbajti fjalën e dhënë. Ai u fut live në pishinë gjatë transmetimit, duke e kthyer momentin në një skenë argëtuese dhe duke sjellë edhe më shumë reagime mes banorëve dhe publikut që e ndiqte nga shtëpia. Një nisje prime-i plot surpriza, lojë psikologjike dhe dinamika që tregojnë se asgjë në Big Brother nuk është ashtu siç duket.