Live From Tirana

“Hallat e mia janë bionde dhe me sy blu”/Armela: Mua më ka bekuar Zoti…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek jeta e saj personale…

E pyetur për origjinën e saj, Armela u shpreh:

Më vjen dhe për të qeshur kur e them, por unë me origjinë të largët nga ana e babit, ne jemi nga Korfuzi. Po t’i shikosh një pjesë të familjes time, hallat e mia janë të bardha si bora, me sytë blu dhe jeshile, bionde. Gjyshja ime po ashtu, tezja ime po ashtu. Thjesht qëlloi që unë e kam të tillë. Mua më ka bekuar Zoti, e ka pasur pushim atë ditë.