Gjatë Prime-it të sotëm u transmetua një video nga dhoma e rrëfimit, ku Gimbo bënte një deklaratë të fortë për raportin mes Mirit dhe Selin. Ai u shpreh se Miri ka ndjenja për të dhe se xhelozia është arsyeja e vërtetë pas qëndrimeve të tij ndaj marrëdhënieve që ajo krijon në shtëpi.
Pas transmetimit të klipit, situata u tensionua menjëherë. Miri reagoi ashpër ndaj deklaratës, duke hyrë në debat të drejtpërdrejtë me Gimbon. Ai kundërshtoi pretendimet, duke theksuar se askush nuk mund të flasë në emër të ndjenjave të tij apo të bëjë interpretime për raportin që ka me Selin. Sipas Mirit, Gimbo nuk ka asnjë mënyrë për të ditur apo kuptuar se çfarë ndjen ai në të vërtetë, ndërsa përplasja mes tyre e ktheu momentin në një nga më të tensionuarit e mbrëmjes.
Gimbo: Unë mendoj që Miri ka ndjenja për Selin. Unë rri si njeri, kurse ai sheh. Nëse do të isha unë burrë i martuar, do kisha dalë, ose nuk do e kisha çuar punën deri këtu sa të lija dyshime a janë a jo. Ai është xheloz për Selin.
Miri: E kam deklaruar unë atë. Të të vijë turp ty. Ç’të duhet ty me gruan time dhe fëmijën tim?
Gimbo: Unë të isha në vendin tënd…
Miri: Kam pasur marrëdhënie vetëm në lojë.
Gimbo: Unë kam thënë që nëse do kisha qenë në moshën tënde, nuk do isha marrë më këtë vajzë. Je xheloz.
Miri: Ku e di ti çfarë ndjej unë? Si e di ti që jam i dashuruar?
Gimbo: Është opinioni im. Unë shoh dhe dëgjoj sepse jam në këtë shtëpi.
Miri: Pse nuk më pyet?
Gimbo: S’kam nevojë së të shoh çdo ditë.
Miri: Je komplet jashtë.