Celebrities

Këta janë banorët që shkojnë në televotim deri të martën, garë e fortë mes tyre!

Banorët e Big Brother Vip kanë bërë nominimet e tyre këtë mbrëmje duke dhënë dy emra banorësh që duan t’i çojnë në televotim.

Në nominim me pyetjen “Kë doni të shpëtoni”, shkojnë Gerta, Livia, Arsida, Rozana, Olsi, Jozi, Gramozi.

Verdikti i publikut do të jepet të martën, ndërsa votimi do të vijojë prej kësaj mbrëmjeje deri në ‘prime’ e ardhshëm.