Kjo mbrëmje në shtëpinë e Big Brother VIP është “pushtuar” nga dashuria, duke dhuruar një nga momentet më të ndjera dhe romantike të këtij edicioni. Emocionet kanë qenë në kulm, ndërsa një surprizë e papritur ka prekur jo vetëm banorët, por edhe publikun.
I dashuri i Gretës, pasi kishte përfunduar takimin me Selin, kishte përgatitur një gjest të veçantë dashurie për partneren e tij. Me fjalë të sinqerta dhe plot emocion, ai i shprehu Gretës ndjenjat e tij dhe i dhuroi një unazë, e cila simbolizon premtimin për të qenë pranë njëri-tjetrit dhe për të ndarë jetën së bashku.
Mes lotësh, përqafimesh dhe puthjesh, Greta e pranoi unazën, e prekur thellë nga ky moment i papërsëritshëm. Skena u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa banorët ndanë emocionin e çiftit, duke e kthyer këtë çast në një festë dashurie brenda shtëpisë.
Një reagim i veçantë erdhi edhe nga Selin, e cila e përjetoi këtë moment me shumë ndjeshmëri. Me buzëqeshje dhe lot gëzimi, ajo duartrokiti çiftin dhe u shpreh e emocionuar për lidhjen e dy njerëzve të rëndësishëm në jetën e saj, duke u bërë tashmë zyrtarisht kunata e Gretës.
“Unë vdes kur shikoj kështu propozimesh, sidomos kur janë dy njerëz shumë të rëndësishëm në jetën time”, tha Selin, duke përmbledhur emocionin dhe bukurinë e këtij momenti që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e këtij edicioni të Big Brother VIP.