Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës.
Prej orëve të mesditës deri pasdite, në relievet malore të vendit, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut, hera-herë, reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës, era fiton shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
16/32
Diell re
Kukës
17/31
Diell re shi
Lezhë
16/30
Diell re
Dibër
14/30
Diell re shi
Durrës
18/32
Diell re
Tiranë
18/33
Diell re
Elbasan
17/33
Diell re
Berat
13/32
Diell re
Vlorë
16/30
Diell re
Korçë
13/29
Diell re shi
Gjirokastër
13/32
Diell re shi
Sarandë
19/30
Diell re