Bota Lifestyle

Ndryshon vizioni i grave! Më shumë pavarësi, më pak presion për martesë dhe fëmijë?

Një transformim i qartë po ndodh në mënyrën si gratë e konceptojnë jetën, marrëdhëniet dhe përmbushjen personale.

Modelet tradicionale të martesës dhe mëmësisë në moshë të re po sfidohen gjithnjë e më shumë nga një brez i ri grash që vendosin të jetojnë ndryshe.

Në një trend që pasqyron zhvillimet globale, si në Shtetet e Bashkuara ku parashikohet që deri në vitin 2030 rreth 45% e grave të moshës 25-44 vjeç të jenë beqare dhe pa fëmijë, edhe në Shqipëri vajzat dhe gratë në të 20-at dhe 30-at po zgjedhin të mos ndjekin më rrugën e dikurshme.

Sot, gjithnjë e më shumë gra:

-Fokusohen te karriera dhe vetëzhvillimi;

-Kërkojnë pavarësi financiare dhe emocionale;

-Refuzojnë pritshmëritë sociale që për dekada kanë qenë të pakundërshtueshme.

Kjo qasje e re nuk përbën një mohim të familjes apo mëmësisë, por një riformulim të konceptit të përmbushjes.

Të jetosh vetëm, pa partner apo fëmijë, nuk shihet më si dështim, por si një zgjedhje e vetëdijshme dhe e vlefshme.

Ky ndryshim shënon një epokë të re për gratë – më të lira për të ndërtuar jetën sipas kushteve të tyre.