Aktualitet

Nis java e re, si do të jetë moti këtë të hënë?

Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti vijon i kthjellët e me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, më të theksuara në relievet malore në lindje e në jug.

Prej orëve të mesditës deri në të pasdites, në relievet kodrinore-malore ka reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut, hera-herës, shirat marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era fryn me drejtim perëndim-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat variojnë 15-34 gradë Celsius.