Në Prime-n e së shtunës, nominimet u rikthyen sërish në dhomën e rrëfimit, duke sjellë tension dhe pritshmëri mes banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP. Çdo votë u dha individualisht, larg syve të banorëve të tjerë, duke i shtuar më shumë mister vendimeve të marra.
Si rezultat i këtyre nominimeve, 10 banorë kanë përfunduar në televotim këtë javë. Angelo, Artani, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mal, Miri dhe Mateo janë konkurrentët që rrezikojnë largimin nga shtëpia. Tashmë, fati i tyre është në duart e publikut, i cili do të vendosë se kush do të vazhdojë garën dhe kush do të detyrohet të lërë shtëpinë të martën.