BEST OF LIVE FROM TIRANA
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy. Ajo foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…
A do të doje të ishe pjesë e panelit të “Goca & Gra” si moderatore?
Në momentin që unë në këtë jetë kam luftuar aq shumë për të qenë një grua, pse të mos isha pjesë e një paneli ku ka gra, të ngrinim zërin për gruan në Shqipëri.
Kush mendon se duhej hequr nga ai panel dhe të vendoseshe ti?
Televizioni ka diçka, nuk është se gocat e ekranit nuk i meritojnë postet e tyre, por nëse ti nuk je ajo figura e domosdoshme e ekranit, konsumohesh. Jam midis Loredanës dh Egla Cenos. Po marrim Eglën, ndoshta është konsumuar.