Celebrities Showbiz

‘Plas’ keq mes Jozit dhe Gramosit: “E ke lënë gruan shtatzënë dhe…”

Gramos Bajçinovci është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” të shtunën, pasi u përzgjodh nga publiku për t’u bashkuar me dy konkurrentë të tjerë. Pasi u fut në shtëpi, ai pati një përplasje të fortë me Jozin, një banor të njohur për deklaratat e tij kundrejt Rozana Radit, që i shkaktuan shumë reagime të forta. Në një moment tensioni, Gramosi i tha Jozit:

Burrë jo, qenke rritur dy metra ama akoma kalama. Më vjen keq, ama nuk qenke djalë i mirë.

Ky koment shkaktoi një përgjigje të menjëhershme nga Jozin, i cili iu drejtua Gramosit:

Ty nuk të vjen zor prej familjes tënde. E ke lënë gruan tënde shtatzënë dhe vjen rri me mua këtu.

Gramosi iu përgjigj menjëherë:

Ku e di përse kam ardhur, duhet me të ardh’ marre që m’a përmend gruan.