Si episodi i fundit i “Black Mirror”, njihuni me qenin robot/VIDEO!

Robotët që ngjajnë me qentë nuk janë më një koncept. Një robot i tillë, i quajtur Lynx, është krijuar nga kompania kineze Deep Robotics dhe ka ngritur shumë shqetësime dhe habi nëpër rrjetet sociale. Lynx është një robot me katër rrota që mund të lëvizë, ngjitë dhe madje të bëjë kërcime së prapthi, duke përshkuar çdo lloj terreni, nga shkëmbinjtë te bora. Ky robot mund të përdoret për operacione shpëtimi, pasi ka një mundësi të shkëlqyer për të hyrë në zona të paarritshme dhe për të ndihmuar në kërkimet e personave të humbur. Sipas Deep Robotics, Lynx ka një dizajn kompakt dhe të fuqishëm, me aftësi për t’u përshtatur në terrene të ndryshme.

Lynx ka një lartësi prej gati një metër dhe peshon 30 kilogramë, që është shumë e ngjashme me madhësinë e një qeni Labrador. Robotët e tillë mund të ngjiten në platforma deri në 80 cm dhe të kalojnë shkallë deri në 22 cm. Shpejtësia maksimale e tij arrin deri në 5 metra për sekondë, që është rreth 11 km/h. Megjithatë, nuk kanë munguar as skeptikët që kanë shprehur frikën e tyre për përdorimin e mundshëm të këtij roboti në situata të dhunshme.

Pavarësisht këtyre komenteve, shumë e kanë vlerësuar Lynx si një arritje të jashtëzakonshme të teknologjisë, duke e krahasuar me robotët që dikur ishin vetëm pjesë e filma të fantashkencës. Megjithatë, çmimi i tij është mjaft i lartë, duke arritur në 17,999 dollarë, një çmim që e bën të papërballueshëm për shumicën e përdoruesve. Kina ka planifikuar të dërgojë drejt polit jugor të hënës vitin e ardhshëm një robot fluturues me synimin për të kërkuar atje ujin e ngrirë që mund të jetë çelësi për ekspeditat hënore, një pjesë e programit ambicioz për  hapësirën. “Detektori fluturues” do të dërgohet në polin jugor të hënës në misionin Chang’e-7 që synon ta dërgojë vendin një hap para me zbarkimin e astronautëve në hënë brenda pesë viteve të ardhshme.