Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Dihet tashmë se Klea dhe Elgiti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë nesër në një resort në Livadh të Himarës. Këtë na e ka zbuluar vetë Klea me një Instastory ditën e sotme, por jo vetëm kaq. Nesër do të jetë dita e saj më e veçantë, por duket se incidentet kanë nisur që ditën e sotme për të, kjo pasi Klea ka postuar një foto të saj, ku duket se syri i saj ka marrë infeksion.
Duket se për shkak të shumë projekteve, Klea dhe Elgiti nuk janë dhe aq të përgatitur për atë ditë të veçantë për ta, pasi Klea ka treguar se një nga frikërat e saj për dasmën është se mos ndoshta asaj ose Elgitit i ndodh ndonjë incident. E këtë e ka treguar me një video teksa dhëndri dhe nusja kërcejnë dhe më pas pengohen e rrëzohen në sytë e të gjithëve.