Celebrities Gossip Showbiz

“1 perlë”, Mozzik lajmëron publikimin e këngës me Elvanën dhe ka fjalët më të bukura për këtë bashkëpunim!

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi po lançon albumin e tij më të ri edhe pse pak ka që ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.

Dhe reperi prej ditësh ka paralajmëruar se do të vijë në bashkëpunim me një super artiste dhe bëhet fjalë pikërisht për Elvana Gjatën. Fillimisht ishte kjo e fundit që e paralajmëroi me anë të një video ku teksa shfaqej duke e interpretuar në makinë një pjesë të këngës zbuloi dhe titullin që është “S’ka”.

E pak më parë ka qenë vetë Mozzik që ka publikuar një foto të dyshes tejet interesante pasi shfaqen me doreza boksi duke ‘luftuar’ me njëri- tjetrin. Duke dëgjuar pak nga kënga dhe nga duke parë cover-in pritet të jetë një këngë dashurie. Reperi teksa e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar fjalët më të mira për këtë bashkëpunim.

1 këngë që e dua shumë , 1 këngë qe e kemi bërë me shumë qejf e vullnet të mirë! 1 këngë perlë. Kënga e rradhës me videoklip e Albumit #LamboZiki është në bashkëpunim me Elvana Gjata ! 

Epo me dy artistë të tillë padyshim që presim një hit!

Rikujtojmë se, kënga e fundit nga Elvana ishte po ashtu një bashkëpunim, me reperin Capital T. Pak muaj më parë dyshja lançoi këngën “Flakë” dhe ka mbi 13 milion klikime duke rezultuar kështu një sukses i vërtetë.