Celebrities Showbiz

1 vit nga humbja e Xhevdet Ferrit, e bija bën dedikimin emocionues

Sot një vit më parë, arti dhe kinematografia humbën një artist shumë të dashur të publikut shqiptar, Xhevdet Ferrin. Ai u shua në moshën 59-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Në 1 vjetorin e humbjes së tij e bija Bora Ferri, i ka dedikuar të atit disa fjalë emocionuese dhe shumë të ndjera. Bora e falenderon babain e saj që herë pas herë i shfaqet në ëndërr dhe shkon për t’a përqafuar dhe është e bindur kur thotë se tashmë ai ka gjetur paqen.

“Hi papi, prapë unë, ‘xhandari i vogël’, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha nuk është më lineare për mua. Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu. Funny hë?! Si vijnë gjërat full circle?! Për tu habitur gjithashtu se si në këtë vit që s’ke qenë me mua, kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët. Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë.”