A Live Night Celebrities Music

“10/10”, një album shumë i rëndësishëm për Ledrin sepse…

I ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte artisti shumë i dashur dhe i talentuar Ledri Vula. Ledri erdhi shumë ndryshe në këtë intervistë, ku rrëfeu për fëmijërinë, muzikën dhe jo vetëm. Ledri është një artist që krijon vetë, shumë autentik dhe origjinal. Artisti gjithashtu na zbuloi më tepër për albumin “10/10”, teksa rrëfeu emocionet dhe kujtimet e tij.

Albumi im i parë solo, është një autobiografi e imja. Kam shkruar rima, që nëse i çkodoj ka të bëjë gjithçka me mua, prej kur ja kam nisur, si jam rritur, edhe ku dua të shkoj. “10/10” e ka emrin e tillë sepse jam rritur me atë moto, që duhet të jesh i mirë, jo vetëm të dukesh i mirë. Në të gjitha aspektet duhet të jesh “10/10”. Ajo moto më ka ndjekur tërë jetën. Asnjëherë nuk mund të jesh perfekt, por të paktën përpiqu. Edhe nëse nuk je perfekt, bëhesh i mirë. Lufto për perfekt.

Shoqërinë me të cilën jam rritur, i kam, Mc Kresha, Festimi, Lumi, Gjiko, i kam në album. Është mirë të bësh vetëm, por ndonjëherë duhet të përshtatesh edhe me tregun. Unë gjithmonë përshtatem me publikun. Nuk mund të jesh pa kritika, por të mbash një balancë.