Music Showbiz

10 hitet më idiote të shekullit deri më tani!

Jemi të sigurtë që nëse flasim për ‘këngë idiote’, të gjithë ne e kemi të paktën një këngë të tillë në mendje. Megjithatë, sipas platformës “WatchMojo”, një nga kanalet më të mëdha në YouTube me bazë në Kanada, janë pikërisht 10 këngë të cilat cilësohen si më ‘idiotet’ e këtij shekullit. Sigurisht, të paktën tani për tani.

Në këtë listë bëjnë pjesë artistë që shumica prej tyre janë njohur vetëm nga një këngë e tyre, pra këto që do t’ju tregojmë tani. Nuk është e thënë që të cilësohen domosdoshmërisht si këngë të këqija, por janë aq të veçanta sa kanë merituar të quhen idiote, mbase. Edhe pse artistët në fjalë mund të kenë publikuar këngë të tjera, nuk kanë qënë aq të njohura sa këto në listë. Sa prej tyre njihni ju?

10. “Bad Day” – Daniel Powter (2005)

Nëse keni qenë mjaftueshëm i rritur në vitin 2005, me siguri e mbani mend pjesën në piano të kësaj balade. Këngëtari kanadez e shkroi “Bad Day” në vitin 2002, por u publikua tre vite më vonë. Sado klishe të tingëllojë, dita më e keqe e jetës, nuk mund të përfaqësohej më mirë me ndonjë këngë tjetër përveç kësaj. Daniel Powter arriti shumë shpejt suksesin për shkak të këtij projekti. Sigurisht më pas shumë parody u krijuan për këtë projekt.

9. “Faded” – Soul Decision feat. Thrust (2000)

Soul Decision bëri debutimin me këtë këngë kaq funky të titulluar “Faded”. Grupi kanadez erdhi me qëllimin për të sunduar muzikën pop. Nga teksti i kësaj kënge kuptohet se këngëtari kryesor e ka mendjen vetëm te një gjë… dhe sillet si të jetë një Cazanova. Karriera e grupit mbaroi menjëherë pas publikimit të albumit të tyre në vitin 2004.

8. “Graduation Friends Forever” – Vitamin C (2000)

Nëse jeni diplomuar rreth viteve 2000, mundësitë janë të mëdha që ta keni dëgjuar këtë këngë. Shkruar dhe kënduar nga Vitamin C, kënga flet për nostalgjinë e diplomimit të shkollës së mesme. Pavarësisht sa idioteske mund të tingëllojë, “Graduation Friends Fprever” arrin edhe sot e kësaj dite që të prekë me mesazhin e saj.

7. “I Love It” – Icona Pop feat. Charli XCX (2012)

Teksa hymë në dekadën e dytë të mijëvjeçarit, muzika pop u popullua me grupe që risillnin ende një frymë të viteve ’80 dhe ’90. Icona Pop u bashkua me Charlie XCX për të sjellë këtë këngë kaq ‘ngjitëse’ që të fiksohet kaq shumë në mendje. Fuqia e “I Love It” është e pashmangshme. Kënga flet për skenarin pas një ndarjeje nga partneri, kur dikush rimerr nën kontroll jetën e tij. Më shumë se diçka feministe, duket si një arsye që dikush të thërrasë dhe të bërtasë me të madhe.

6. “He Loves You Not” – Dream (2000)

Grupi Dream duket se u përpoq të ndiqte hapat e Britney Spears dhe NSYNC. Kënga flet për të rikthyer të dashurin pasi ta ka marrë ‘shoqja’ ziliqare. Disa mund të thonë se ky nuk është himni perfekt i një ndarjeje, por Dream fitojnë pikë, të paktën se e provuan.

5. “Best Day Of My Life” – American Authors (2013)

Muzika pop e viteve 2010 ishte karakteristike me një hyrje akustike. Dhe grupi American Authors nuk e la këtë pjesë të këngës që të mungonte. “Besat Day Of My Life” është sigurisht një himn për ditën më të mirë të jetës. Kjo këngë arriti suksese transmetimi në radio.

4. “Shut Up And Dance” – Walk The Moon (2014)

Kjo këngë arriti suksese në pistën e vallzimit. E kush nuk mund të kërcente me “Shut Up And Dance”?! Edhe pse grupi e performoi në një club nate, “Shut Up And Dance” dukej më shumë e përshtatshme për kërcime në dasma. Disa pasthirrma ‘WooHoo’ nga kjo këngë mjaftuan që të bëhej hit. Edhe pse grupi Walk The Moon ekziston ende, ky projekt u bë si e vetmja shenjë identifikuese e tyre.

3. “Butterfly” – Crazy Town (2000)

Crazy Town solli “Butterfly” si një tribut ndaj vajzave. Ky ishte një grup tipik i ‘djemve të këqij’ që të bënin për vete, ndoshta dhe sepse ishin në një grup muzikor (hej, në vitet 2000 kushdo që ishte pjesë e një grupi muzikor djemsh ishte automatikisht seksi). Ka diçka tek “Butterfly” që vazhdon e rikthehet në mendjen dhe preferencat e njerëzve.

2. “Stacy’s Mom” – Fountains of Wayne (2003)

Më së shumti të njohur vetëm për një këngë, Fountains of Wayne ia dedikuan këtë këngë të gjithave mamave seksi kudo që ato janë. “Stacy’s Mom” flet për një dashuriçkë të çuditshme me një diferencë të madhe në moshë mes një djaloshi dhe mamasë së shoqes së tij. Pavarësisht se nuk kishte ndonjë vlerë si këngë, teksti i saj është aq idotesk sa nuk mund të shmangësh të qeshurën.

1.”Who Let The Dogs Out” – Baha Men (2000)

Qoftë nëse jeni 2 vjeç, apo 92 vjeç, vështirë se nuk mund ta keni kënguar këtë këngë. “Who Let The Dogs Out” u publikua në vitin 2000 dhe madje fitoi dhe një çmim “Grammy”. Nuk mund ta mohoni që ky hit është idotesk, por në një mënyrë të mirë të fjalës. Në fund të fundit, e pëlqeni apo e urreni, ka pak këngë që janë kaq energjike dhe të lira sa “Who Let The Dogs Out”. Baha Men zënë një vend të veçantë në zemrën tonë, për fillimin e dekadës në një atmosferë të jashtëzakonshme.