Lancio Music

10 këngë romantike që do të zbukurojnë netët e ftohta të dimrit

Siç e dimë, muaji Dhjetor është një muaj festiv ku shumica e personave preferojnë ta kalojnë në vende të ngohta pranë njerëzve të dashur. Në qoftë se po mendoni të kaloni një natë të paharrueshme dimri pranë oxhakut me njeriun e zemrës tuaj, ju duhet patjetër një repertor i gjerë muzikor me këngë të qeta dhe romantike. Imgjinoni sikur jeni të ulur përballë oxhakut me batanije dhe po shijoni një shishe verë me partnerin tuaj. Do të ishte një mbrëmje perfekte dhe shumë romantike. Por, ajo që do ta bëntë më shumë romantike janë këngët që mund të dëgjoni gjatë qëndrimit tuaj.

Këngët që do të vendosim më poshtë, janë këngë pasionante dhe shumë melankolike. Teksa do të dëgjoni këto, do t’a shijoni akoma më shumë kohën intime me njëri-tjetrin.

Kehlani – F&MU

Nuk ka asgjë më të bukur se zëri i ngrohtë i Kehlanit. Kjo këngë do t’ju ngrohë dhe zemrat gjatë qëndrimit tuaj.

HONNE – Warm On A Cold Night

Refreni i kësaj kënge thotë: “Më mbaj ngrohtë në këtë natë të ftohtë”. Fjalia e duhur për t’u dëgjuar në ato momente intime.

Biig Piig – Roses and Gold

Nëse ju pëlqen hip hopi i qetë “Roses & Gold” është perfekt për ju.

tobi lou – OKAY ft. Dreezy

Kënga “Okay” do t’ju bëjë të kërceni rreth oxhakut. Lëreni veten të lirë dhe shijoni këngën.

rum•gold – Waiting For ft. Jamila Woods

Nëse ju pëlqejnë lidhjet introspektive, “Waiting For” është kënga ideale për ju.

Teyana Taylor – 69

Hiti “69” do ta forcojë gjendjen tuaj shpirtërore.

Omar Apollo – Want U Around feat. Ruel

Bashkëpunimi mes Ruel dhe Omar Apollo “Want U Around” është ideale për t’u dëgjuar kur gjithçka që dëshironi të bëni është të jeni me partnerin tuaj.

TSHA – ‘Change (feat. Gabrielle Aplin)’

Nëse vendosni këngën “Change”, situata juaj do të gjallërohet.

Melii – HML feat. A Boogie wit da Hoodie

“HML” ka melodi po aq të ngrohtë sa ambienti rreth zjarrit.

Raveena – Nectar

“Nectar” është tërësisht një ‘vibe’ pranë zjarrit. Dëgjojeni të gjithë albumin ‘Lucid’ të Raveena për të mbajtur atmosferën e pozitive.