10 mijë ‘subscribers’, kanali ynë në YouTube po rritet dita ditës!

Kanali zyrtar i Top Albania Radio-s në YouTube ka fituar tashmë plot 10 mijë ‘subscribers’. Top Albania Radio, radio-stacioni më i madh dhe më i popullarizuar në Shqipëri strehon hitet e momentit dhe muzikën më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa transmeton emisionet më të bukura radiofonike në vend.

Brenda një viti kanali jonë është rritur kaq shumë. Jo vetëm muzika më e mirë, por gjithashtu dhe një gamë të gjerë emisionesh të tematikave të ndryshme. E nisim që në mëngjes me “Live From Tirana”, ku sigurisht dita nis me energjinë më pozitive dhe me të ftuarit më interesantë ku temat e ditës zënë një vend të rëndësishëm.

Emisione si “Ndryshe”, ku sigurisht çdo i ftuar vjen ashtu si nuk e keni parë ndonjëherë. Intervista me nota humori që patjetër bëjnë diferencën nga emisione të tjera që na ndodh t’i shohim rëndom, politikanë të zhveshur nga petku i tyre, e deri tek barcaletat apo kamerat e fshehta.

“Pardon My French”, “Sot Nuk Është e Hënë”, “Lancio” ku i jepet zë artistëve më të mirë të momentit, janë vetëm disa nga emisionet tona të tjera që pëlqehen gjithnjë e më shumë.

Ne jemi të sigurtë që shumë shpejt na presin hapa të tjerë përpara, më të mëdhenj dhe jemi po aq të sigurtë që do vazhdojmë të rritemi dhe të vijmë tek secili dëgjues me atë që ai kërkon nga një radio e mirë, muzikë e mirë, të ftuar të njohur dhe emisione interesante, humoristike dhe edukative. Top Albania Radio është radioja e të gjithëve!