Bota

10 viktima të masakruar me thikë në Kanada/Dy persona në kërkim!

Horror në Kanada, 10 persona u masakruan me thikë, 15 të tjerë u plagosën në provincën Saskatchewan. Në kërkim u shpallën dy autorët e dyshuar Myles e Damien Sanderson, 30 e 31-vjeç. Policia kanadeze iu kërkoi banorëve të zonës të tregojnë kujdes maksimal e të mos dalin nga shtëpitë. Viktimat u përzgjodhën rastësisht, ndërsa kryeministri Trudeau tha se “sulmet janë të tmerrshme e shokuese”.

10 trupa të pajetë u gjetën në 13 zona të ndryshme mes James Smith Cree Nation e Weldon-it. Agjentët po hetojnë në skena krimi të ndryshme e për momentin nuk ka informacione për motivet.

Sa i përket të dyshuarve, ata mbajnë të njëjtin mbiemër, por nuk ka njoftime nëse kanë apo jo lidhje gjaku mes tyre. Ndërkohë, mësohet se pas masakrave u larguan me një makinë tip Nissan Rogue, të zezë. Që të dy kanë flokë të zinj e sy në ngjyrë kafe.

Fillimisht, alarmi u dha në Saskatchewan e më tej u shtri në provincat Alberta e Manitoba, drejt të cilave udhëtuan me automjet agresorët. Pjesëtarët e ekipeve të kërkim-shpëtimit përshkruan skena mjaft të rënda. Një zyrtare e policisë lokale u shpreh:

Eshtë e tmerrshme ajo që ndodhi sot në provicën tonë!

Sa i përket 15 të lënduarve, raportohet se me dy helikopterë u dërguan në disa spitale të Kanadasë.