Celebrities Music

10 vite karrierë, Ardian Bujupi zbulon surprizën më të madhe ndonjëherë

Ai është një ndër artistët më të dashur të publikut, projektet e të cilit mirëpriten gjithmonë. Bëhet fjalë për Ardian Bujupin i cili si çdo fillim vere zbulon nga një surprizë sa i përket projekteve muzikore që menjëherë shndërrohen në hite.

Këtë vit, këngëtari shënon 10 vite karrierë dhe këtë fakt e ka lajmëruar edhe pak kohë më parë. Së fundmi, ai zbuloi se çfarë surprize i pret fansat e tij këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. Artisti do të vijë me një album të ri që do të publikohet në muajin Maj. Albumi quhet “10” dhe ka plot 10 projekte muzikore që ai pret me padurim që publiku t’i dëgjojë. Ky album duket vërtetë premtues dhe me siguri shumë prej prurjeve të tij do të shndërrohen në hite verore.

Këtë vit do të publikoj projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?