Bota Tech

100 miliardë dollarë në fabrikën e gjysmëpërçuesve në New York, planet e reja të Micron!

Micron do të shpenzojë deri në 100 miliardë dollarë të paktën gjatë dy dekadave të ardhshme duke ndërtuar një fabrikë të re të çipave kompjuterikë në veri të New York-ut. Projekti, për të cilin Micron pretendon se do të jetë fabrika më e madhe në botë e fabrikimit të gjysmëpërçuesve, pritet të krijojë afro 50 mijë vende pune në New York, me investimin e fazës së parë prej 20 miliardë dollarësh të planifikuar deri në fund të kësaj dekade.

Micron në gusht njoftoi planet e tij për të investuar 40 miliardë dollarë deri në fund të dekadës për të ndërtuar prodhimin e memories në faza të shumta në Shtetet e Bashkuara. Nxitja në investimet e reja të çipave vjen pasi Presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi Aktin e CHIPS dhe Shkencës në gusht, duke ofruar 52.7 miliardë dollarë subvencione për prodhimin dhe kërkimin e gjysmëpërçuesve në SHBA për të rritur konkurrencën me Kinën.

Ndërkaq, Japonia po i jep një prodhuesi të madh amerikan të çipave një subvencion prej mbi 325 milionë euro për të mbështetur planin e tyre për prodhimin e çipave të memories në një fabrikë në Hiroshima. Këtë ka bërë të ditur ministri japonez i tregtisë. Njoftimi për subvencionimin e “Micron Technology” vjen në prag të vizitës në Japoni të zëvendës/presidentes të SHBA-ve Kamala Harris, teksa të 2 vendet përforcojnë bashkëpunimin mbi zgjerimin e zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit për materialet e shumë kërkuara.

Rikujtojmë gjithashtu se biznesi i prodhimit të çipave të Samsung Electronics ka njoftuar planet për më shumë se trefishimin e kapacitetit të tij të prodhimit të çipave deri në vitin 2027 për të përmbushur kërkesat e shumta. Sipas mediave të huaja, fabrika e dytë më e madhe në botë pas Taiwan Semiconductor Manufacturing Co synon prodhimin masiv të çipave të teknologjisë së avancuar 2 nanometër deri në vitin 2025 dhe çipave 1.4 nm deri në vitin 2027.