Botë e Çuditshme Sport

103-vjeçarja nga Suedia thyen rekordin botëror të hedhjes me parashutë!

Një grua suedeze 103-vjeçare ka thyer rekordin botëror të hedhjes me parashutë, dje pasdite pranë Motala, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Stokholmit. Një video nga transmetuesi suedez “SVT” tregoi Rut Larsson duke zbritur në tokë nën një qiell blu të ndritshëm, ku po prisnin ndihmësit e saj.

Një përfaqësues i Librit të Rekordeve Botërore “Guinness” ishte dëshmitar i ngjarjes. Larsson, e cila është nga qyteti i Mjolby, tha se i pëlqente ndjenja e zbritjes nga qielli, pavarësisht nga shikimi i saj i dobët. Ajo tha se nuk kishte shfaqur shenja ankthi para ngjarjes, pasi edhe më parë kishte bërë një hedhje të ngjashme në vitin 2019.

103-vjeçarja theu rekordin e mbajtur nga amerikania Kathryn Hodges, e cila u hodh nga një aeroplan i vogël pranë Seattle në gusht të 2019, në moshën 103 vjeç.

Rikujtojmë, se disa ditë më parë Nathan Paulin vendosi një rekord të ri botëror pasi përfundoi një shëtitje mbi një litar 2.2 km të gjatë, përgjatë ikonës Mont Saint-Michel të Francës. Francezi kaloi 2 orë duke ecur me kujdes mbi litarin e ngushtë i cili ishte i vendosur mes një vinçi dhe Kishës së famshme që gjendet në ishull. Nathan eci 1662 metra mbi kanionin Cirque de Navacelles në Francën jugore në vitin 2017 dhe duket se ai nuk ka mbaruar ende pasi Nathan tashmë po ëndërron për rekordin e ri.