Politikë

108-vjetori i Pavarësisë nderohet me një urim nga 20 vende të botës!

Efektivë të Forcave të Armatosura dhe vendeve aleate në 20 qytete të botës ku Shqipëria ka misionet dhe përfaqësitë e saj përcollën sot një mesazh urimi në 108-vjetorin e Pavarësisë. “Flamuri shqiptar valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE&OKB”, – thekson Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Urimet e efektivëve vijnë nga vende si Belgjika, Afganistani, Kosova, SHBA-të, Italia e shtete të Afrikës.