Aktualitet Tech

110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Google “vishet” kuq e zi!

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 110 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme në trevat shqiptare dhe për shqiptarët anembanë botës. Kjo datë shënon dy momente të veçanta për historinë e vendit tonë. Në vitin 1443, më 28 nëntor heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar, mbi kalanë e saj.

Ndërsa më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë, shtet sovran dhe të pavarur. Ndërkaq, me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Google ka nderuar shqiptarët në ditën më të rëndësishme historike të kombit. Google ka ndryshuar kopertinën e saj kryesore, duke vendosur flamurin e Shqipërisë që valëvitet.