Celebrities

12 pretendimet “bombë” lidhur me Princ Harry dhe Meghan Markle!

Një kapitull i ri i Gjetjes së Lirisë: Harry dhe Meghan dhe krijimi i një familje mbretërore moderne- një biografi jozyrtare e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, ka dalë sot, dhe autorët Carolyn Durand dhe Omid Scobie kanë bërë një sërë pretendimesh lidhur me familjen mbretërore.

Një vit pas publikimit të origjinalit, ka dalë një libër i përditësuar rreth Meghan Markle dhe Princ Harry, i cili ka bërë një sërë pretendimesh të reja për familjen. Ai lidhet me intervistën shpërthyese me Oprah Winfrey dhe pretedimet e çiftit për racizëm. Gjithashtu, përfshin vdekjen dhe funeralin e Princit Philip, dhe marrëdhënien e Harry me vëllain e tij William.

Edhe pse Meghan dhe Harry nuk ishin të përfshirë në bërjen e librit, autorët pretendojnë se kanë marrë detaje nga burime të sigurta pranë çiftit. Më poshtë janë renditur 12 pretendimet më shokuese lidhur me pjesëtarët e familjes mbretërore.

1.       Miqtë e çiftit thonë se Mbretëresha nuk mori përsipër asnjë nga akuzat për racizëm.

2.       Oprah kishte shumë pak ditë për t’u përgatitur për intervistën, dhe Meghan foli pa “pranga mbretërore”.

3.       Princ William u zemërua me intervistën me Oprah.

4.       Harry prenotoi biletën ‘vajtje’ dhe jo ‘vajtje-ardhje’ për funeralin e Princit Philip.

5.       Familja mbretërore ishte e kënaqur në mënyrë të heshtur për faktin se Meghan nuk shkoi në funeralin e Princit Philip.

6.       Harry dhe Meghan dëshironin të kishin si opsion dhënien e një titulli mbretëror për Archie.

7.       Harry ishte i zhgënjyer që nuk mirëpritej në Përkujtimoren që bëhet çdo vit.

8.       Pallati ende po bën të pamundurën për të dobësuar Harry dhe Meghan.

9.       Meghan dhe Harry morën “një ditë pushim” nga detyrimet mbretërore për të festuar përvjetorin e martesës.

10.   Meghan foli përsëri me autorët për t’u siguruar për përmbajtjen e librit.

11.   Njoftimi i shtatzanisë së Meghan u bë qëllimisht shumë vonë.

12.   Meghan nuk është penduar për largimin nga pallati mbretëror.