Celebrities Health & Beauty

12 ‘sekretet’ e familjes mbretërore për t’u dukur më bukur…

E keni pyetur ndonjëherë veten pse pjesëtarët e familjes mbretërore duken gjithnjë të mrekullueshëm? Ata gjatë gjithë kohës kanë një shkëlqim të pashpjegueshëm. Ndaj, nëse dëshironi të “vidhni” pak nga shkëlqimi i tyre lexoni 12 ‘sekretet’ e familjes mbretërore për t’u dukur më bukur.

1.       Forma e përshtatshme e vetullave

Vetullat janë shumë të rëndësishme te fytyra e një personi. Ato japin tërë formën e fytyrës, teksa theksojnë pjesët më të bukura të saj dhe shmnangin ato më pak. Pjesëtarët e familjes mbretërore e përdorin këtë truk dhe kjo është një arsye pse duken të mrekullueshëm.

2.       Theksojnë vijën e nofullës

Këtë truk duhet ta përdorni vetëm në rast se jeni shumë të aftë në makeup. Me anë të magjisë së bronzer-it fytyra juaj duket nga një tjetër këndvështrim, pasi nofulla theksohet në mënyrën perfekte, as më pak e as më shumë seç duhet.

3.       Buzëkuqi perfekt

Një tjetër ‘sekret’ i pjesëtarëve të familjes mbretërore është përdorimi i buzëkuqit perfekt. Toni dhe ngjyra e duhur që i përshtaten në mënyrë të përsosur fytyrës suaj, do ta ndryshojnë totalisht mënyrën si dukeni, ndaj konsiderojeni këtë këshillë.

4.       Onde natyrale

Thjeshtësia është padiskutim karakteristikë e së bukurës. Askush nuk duket simpatik teksa e shfaq faktin që është përpjekur shumë për atë pamje. Ndërkohë, pjesëtarët e familjes mbretërore duken aq të mrekullueshëm sepse janë natyralë. Ondet natyrale për të cilat nuk jeni lodhur shumë t’i arrini, padyshim i japin pikë pamjes suaj.

5.       Fokusi te sytë

Një tjetër këshillë që ju japim bazuar nga pamja e jashtme e pjesëtarëve të familjes mbretërore, është të fokusoheni te sytë. Makeup-i i duhur i syve, duke i theksuar ato në cep ju bën të dukeni më tepër elegante dhe joshëse.

6.       Thonj në ngjyrë nude

Detajet bëjnë diferencën. Thonjtë e lyer në ngjyrë nude, ju bëjnë të dukeni elegante, të bukura e madje të pastra. Ky është një tjetër truk që përdorin pjsëtarët e familjes dhe padiskutim duken me shumë stil dhe elegante.

7.       Makeup i lehtë

Një tjetër truk që përdorin pjesëtarët e familjes është makeup-i i lehtë. Siç thamë dhe më sipër, asgjë nuk është më e bukur se natyralja. Ndaj nëse doni të dukeni po aq magjepsës sa pjesëtarët e familjes mbretërore, përdorni makeup të lehtë dhe mos fshihni shenjat apo qukat që keni në fytyrë.

8.       Stilim i flokëve

Flokët janë një pjesë e rëndësishme e pamjes suaj. Flokët e kuruar i shtojnë pikë aparencës suaj ndërkohë që flokët e shkujdesur nuk duken bukur. Ndaj, një tjetër këshillë që ju japim është të kujdeseni për flokët tuaj dhe t’i stiloni ato. Megjithatë, mos e teproni dhe qëndroni te thjeshtësia.

9.       Aksesorët e duhur

Përdorimi i aksesorëve të duhur është një tjetër këshillë që ju japim bazuar në ‘sekretet’ e familjes mbretërore. Aksesorët e thjeshtë dhe elegantë i shtojnë pikë pamjes suaj. Madje një tjetër përfitim nga ato, është që ju mund të dukeni të kuruar edhe pa shpenzuar shumë kohë.

10.   Ushtrimet e fytyrës

Dihet tashmë që veç ushtrimeve të trupit, edhe ato të fytyrës janë shumë të rëndësishme. Ato ju bëjnë të dukeni më të pashëm dhe lëkura juaj të shkëlqejë. Ndaj, mos i neglizhoni ushtrimet e fytyrës, që të dukeni dhe ju po aq të bukur sa pjesëtarët e familjes mbretërore.

11.   Këshilla nga artistët e makeup-it

Sado profesionistë të jeni në bërjen e makeup-it, askush nuk mund të zëvëndësojë aftësinë dhe talentin e artistëve. Sot është mjaft e lehtë të merrni ndihmë nga ata, pasi në YouTube ka pafund video nga profesinistë të fushës të cilët japin këshilat e tyre të vyera.

12.   Hidratoni lëkurën

Hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm jo vetëm për pamjen e jashtme, por edhe për shëndetin e saj. Përdorimi i produkteve të duhura, kremrave dhe vajrave cilësorë, ju bën të dukeni të bukur e të shëndetshëm. Ky është truku i fundit nga lista e ‘sekreteve’ të familjes mbretërore.