Aktualitet Sport

13 shqiptarë pjesë e Serie A/ Ja se cilët janë dhe ekipet me të cilat do të luajnë.

Seria A është kthyer një nga kampionatet më të preferuar të futbollistëve shqiptarë, edhe pse para disa vitesh ishte një ëndërr që të ishe pjesë e futbollit italian.

Rënia në sezonet e fundit të fuqisë ekonomike të klubeve në vendin fqinj, por edhe rritja e cilësisë së lojtarëve tanë kanë bërë që disa prej tyre ë luajnë në këtë kampionat.

Me zyrtarizimin tek Empoli të Ardian Ismajlit pasditen e djeshme, Serie A këtë sezon do të ketë plot 13 shqiptarë. Mbrojtësi vjet ishte pjesë e Spezia dhe për 1 milion euro ka ndryshuar klub.

Te Lazio janë Thomas Strakosha, Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi, pa llogaritur të rinjtë Ndrecka e Shehu. Torino ka marrë Etrit Berishën këtë verë, i cili u bashkohet dardanëve Mërgim Vojvoda e Altin Kryeziu.

Pjesë e Serie A janë edhe mbrojtësit e spikatur, Berat Gjimshiti (Atalanta), Marash Kumbulla (Roma), Amir Rrahmani (Napoli) dhe Frederic Veseli, i cili është rikthyer në elitë me Salernitanën.