Bota Botë e Çuditshme

14 herë më e madhe se Toka, NASA kap fenomenin diellor!

Astrofotografi Apollo Lasky kapi së fundmi disa imazhe mahnitëse të një tornadoje diellore teksa përdori imazhe nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s. Tornadoja diellore ishte rreth 14 herë më e madhe se Toka, me një lartësi prej 74,500 milje, e cila lëvizi me një shpejtësi 310,000 milje në orë.

Lasky u shpreh se cikloni diellor lëvizi për tri ditë radhazi në Polin e Veriut të Diellit, duke lëshuar një sasi të madhe gazi në hapësirë. Tornado të tilla diellore ndodhin për shkak të strukturave magnetike në formë spiraleje të vendosura në dy skajet e diellit dhe ngrihen lartë. “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në të gjitha vitet e mia që kam vështruar diellin. Kjo është e mahnitshme”,-tha Lasky.

NASA do të fillojë një tjetër mision në kërkim të jetës në Sistemin tonë Diellor. Këtë herë në Titan, hëna më e mëdha e Saturnit. Roveri Dragonfly i NASA-s, është planifikuar të niset në vtin 2027 për në Hapësirë dhe pritet të mbërrijë në Hënë rreth vitit 2035. Atmosfera e Titan është e përbërë me karbon, detet e tij me hidrokarbure dhe oqeanet nëntokësor me ujë të lëngshëm.