Bota

158 mijë doza të “AstraZeneca-s” në Kili!

Kili mori dozat e para të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, vendosi që t’ia japë atë vetëm meshkujve. Shumë vende evropiane kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” për shkak të shfaqjes së rrallë të trombozës tek të vaksinuarit, kryesisht te të rinjtë.

Javën e kaluar, Instituti Kilian i Shëndetit Publik (ISP) që miratoi vaksinën AstraZeneca për përdorim urgjent në janar, rekomandoi përdorimin e saj tek gratë mbi 55 vjeç dhe burrat mbi 18 vjeç. Por nënsekretarja e Shtetit, Paula Dasha tha të Premten se vaksina “do t’u jepet vetëm burrave” nga java tjetër.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi dje se pas një studimi të ri, duket se përfitimet e AstraZeneca rriten me moshën dhe vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet, shkruajnë mediet e huaja.

Dërgesa e 158 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca e cila mbërriti dje në Kili është e para që merret nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nën programin COVAX, i cili synon qasje të barabartë në vaksinat kundër COVID-19.

Kili është një nga vendet që po avancon me shpejtësi fushatën e vaksinimit. Rreth 7.9 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës në një popullsi totale prej 19 milion.