Aktualitet

16 vatra zjarri të shuara e 6 ende aktive në territorin e vendit!

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari, informoi sot mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 16 e janë aktive 6.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: fshatin Melgush dhe fshatin Rranxa, bashkia Vau Dejës; fshatin Çernen, bashkia Dibër; fshatin Mukje, fshatin Derven, bashkia Krujë; fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan; në vendin e quajtur Uznovë, bashkia Berat; në fshatin Fier i Ri dhe në fshatin Saver, bashkia Lushnjë; në fshatin Petov, bashkia Fier; në njësinë administrative Rajoni Nr.5 dhe në lagjen “Partizani” bashkia Vlorë; në fshatin Shkozë, bashkia Selenicë; fshatin Golem, bashkia Kavajë; fshatin Çerkezë dhe në fshatin Mjull Bathore, bashkia Tiranë. Njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër dhe fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin.

Hysenllari thekson se në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 562 efektivë zjarrfikës, forca të armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse.
Mbeten  aktive vatrat në Maje të Zorgjit, njësia administrative Shalës, “Liqeni i Zi German” Mat, në fshatin Shetaj, bashkia Durrës dhe në fshatin Dragobi, bashkia Tropojë.

Aktualisht janë aktive vatrat në: Maje të Zorgjit, njësia administrative Shalës, sipër fshatit Nderlysa, bashkia Shkodër. Aktualisht po vijon puna nga forcat e pushtetit vendor në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, në fshatin German, bashkia Mat. Gjatë ditës së djeshme kanë punuar forca të pushtetit vendor, vullnetarë dhe forca të armatosura, të cilët kanë mundur të bëjnë izolimin e disa  vatrave të zjarrit, operacioni do të vazhdojë edhe sot, ku do të angazhohen Forcat e Pushtetit Vendor dhe 50 efektivë nga FA-ja. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, vijon puna në terren për shuarjen zjarrit të rënë më datë 19.07.2022. Gjate natës janë shfaqur dhe tri vatra të tjera zjarri, që janë në distancë rreth 500 m nga vatra kryesore. Nga bashkia e Durrësit po punohet për hapjen e rrugëve për futjen e mjeteve zjarrfikëse. Operacioni vazhdon. Në fshatin Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri i rënë në një sipërfaqe malore me pemë ahu vijon të digjet me intensitet të ulët brenda vatrave të saj.

Ditën e sotme kanë filluar punën për izolimin e vatrave aktive forcat e bashkisë dhe ADZM-ja. Në fshatin Skuraj, vijon puna nga bashkia Kurbin, intensiteti i vatrave është më i ulët. Fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin po mbahet në monitorim nga bashkia.