Bota

17,000 kryevepra të vjedhura të antikitetit do ti kthehen Irakut nga SHBA!

Kryeministri  iraken Mustafa al-Kadhimi. njofttoi se  17,000 objekte antikiteti që datojnë deri 4,000 vjet më parë, do t’i rikthehen Irakut nga SHBA.

SHBA do të kthejë thesaret arkeologjike që janë vjedhur dekadat e fundit, në aktin që ministri i kulturës në Baghdad quajti “të paprecedentë”.

Njoftimi erdhi pas takimit të kryeministrit iraken Mustafa al-Kadhimi me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington. Al-Kadhimi tha se nje pjese nga veprat e lashta nga Mesopotamia, do të kthehen me avionin e tij.

“Ky është kthimi më i madh i antikiteteve në Irak,” tha Nazim, duke ngritur lart vendimin si “rezultat i disa muaj përpjekjesh të autoriteteve irakene me ambasadën e tyre në Uashington”.

Shumica e veprave të lashta artistike përfaqësojnë “këmbimet kulturore gjatë epokës Sumeriane”, tha ministria në një deklaratë.

Antikitetet e Irakut janë grabitur gjatë disa dekada luftërash dhe kryengritjesh, shpeshherë nga grupe të organizuara kriminale, që prej kaosit që pasoi nga pushtimi amerikan i vitit 2003 që përmbysi udhëheqësin e vjetër Saddam Hussein.

Nuk është e mundur të cilësohet numri i saktë i pjesëve artistike që janë vjedhur nga vendet tona arkeologjike”, tha Qahtan al-Obaid, drejtor i antikiteteve në muzeumin e Basra.

Impjantet arkeologjike në të gjithë vendin janë dëmtuar rëndë dhe muzeumet janë grabitur. Vetëm nga muzeumi kombëtar i Irakut në kryeqytetin Bagdad janë vjedhur 15,000 pjesë arkeologjike.

Mes pjesëve më të çmuara që do të kthehen është një tabletë e vogël balte 3,500-vjeçare e librit Gilgamesh, që gjendej në Muzeumin e Biblës në Uashington.

Fragmenti i rrallë tregon një sekuencë nga mbishkrimet e Akkadian, i zbuluar nga koleksionisti milioner David Green. Ajo u sekuestrua nga autoritetet amerikane në 2019, dy vjet pasi Green hapi muzeumin e historisë së kristianizmit në Uashington.