Art & Kulturë Film & Tv

19 vjet revolucion mediatik, Top Channel feston ditëlindjen

Kanë kaluar 19 vjet nga dita kur qytetarët shqiptarë ndoqën të parin edicion të lajmeve në “Top Channel”, pikërisht më 20 dhjetor 2001 kohë kur media elektronike ishte e varfër në shumë drejtime. Por vendimi dhe idetë e Dritan Hoxhës e shndërruan në gjenerator të zhvillimit e pararojë të shoqërisë.

U krijua standardi teknologjik, duke sjellë në Shqipëri fjalën e fundit të prodhimit elektronik, si dhe u krijua standardi profesional, etik e moral në media. Shumë shpejt, edicioni informativ u pasua nga programe të reja në “Top Channel”, mes tyre “Fiks Fare” e “Portokalli”.

Dritan Hoxha nuk u mjaftua me kaq, por solli dhe teknologjinë dixhitale, që sapo kishte prekur Europën e zhvilluar sepse Tani ecte, mendonte e punonte më shpejt se koha.