Aktualitet

2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërrijnë në Shqipëri!

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur dhe dy grupe të tjera me afganë. Në orën 3:50 në aeroportin e Rinasit, mbërriti avioni me 154 pasagjerë, ndërsa më pas mbërriti grupi me 28 persona. 108 afganë janë vendosur në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në Durrës. Ndërsa 28 personat që mbërritën mëngjesin e sotëm janë akomoduar në Tiranë. Ata u pritën nga zv/ministrja e Jashtme, Megi Fino.

Shkon në 457 numri i afganëve të ardhur në vend, së bashku me 182 personat e mbërritur ditën e sotme.

Ndërsa ditën e djeshme mbërritën 154 qytetarë afganë, 95 nga Kabuli dhe 59 persona nga Doha. Në pritje të tyre, dje doli kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4 mijë afganë, të cilët janë të rrezikuar nga regjimi i talebanëve.