Health & Beauty Lifestyle

2 llojet e kancerit më të përhapura te gratë!

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, rreth 1,685,210 raste të reja me kancer diagnostikohen çdo ditë në SHBA. Ka lloje të caktuara kanceri që prekin më shumë gratë. Siç mund ta dini, kanceri i gjirit është ai që godet më shumë gratë. Sipas “Everyday Health”, kanceri i gjirit zë 26% të gjithë llojeve të kancerit që prekin gratë çdo vit. Gjasat për kancer të gjirit janë më të larta tek shtetet në zhvillim, për shkak të mënyrës së ushqyerjes dhe konsumimit të alkoolit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mbi 240 mijë raste të kancerit të gjirit diagnostikohen çdo vit dhe 40 mijë prej tyre vdesin nga sëmundja, duke u bërë kështu shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri tek gratë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i mushkërisë është lloji i dytë më i përhapur i kancerit dhe shkaktari kryesor i vdekjeve tek gratë. Kjo sëmundje vret më shumë se 100 mijë gra çdo vit. Pirja e duhanit është një nga shkaktarët kryesor të kancerit në mushkëri.

Ky lloj kanceri është më i përhapur tek gratë në ngjyrë të bardhë se ato të racave të tjera. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 60 mijë raste të reja janë diagnostikuar me këtë lloj kanceri vetëm gjatë vitit 2019. Ky lloj kanceri prek organet riprodhuese të grave dhe është më i përhapur tek ato që e kanë kaluar periudhën e menopauzës. Simptoma më e zakonshme e tij është gjakderdhje e pazakontë vaginale. Për fat të mirë, ai mund të trajtohet shumë lehtë nëse kapet në faza të hershme.

Ndërkaq, lindja e një fëmije ndryshon totalisht jetën e një gruaje, por në rastin e Carla Woods ajo ka një vlerë akoma më të madhe, pasi ardhja në jetë e Freya-s e shpëtoi nga vdekja. Mamaja e re nuk e kishte marrë kurrë me mend që gjatë lindjes së vajzës së dytë, do t’i zbulonin diagnozën më të frikshme të jetës, kancer në qafën e mitrës. Nuk kishte shfaqur asnjë simptomë më parë, bënte në jetë të shëndetshme dhe gjatë pritjes së ëmbël kishte ndjekur me kujdes të gjithë udhëzimet e mjekëve, por kjo gjë nuk e kishte penguar kancerin e qafës së mitrës të rritej brenda saj.