Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

2 vite nga ikja e mamasë, Zanfina Ismaili prek zemrat e publikut me postimin e saj

Dy vite më parë 3 motrat Ismaili u tronditën nga largimi i parakohshëm nga jeta i mamasë së tyre, Mona e cila humbi luftën me një sëmundje të rëndë.

Që nga ajo kohë 3 motrat kanë qenë më të afërta se kurrë me njëra-tjetrën megjithëse dhembja për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë është e fortë si ditën e parë.

Sot e ndjera Mona shënon dy vjetorin e ikjes së saj të parakoshme dhe fjalët që më e vogla, Zanfina ka ndarë me publikun prekën zemrat e të gjithëve.

“Kam menduar që do të plakesha me ty dhe do të përjetonim shumë shumë gjëra bashkë. Kurrë nuk e kam menduar që një sëmundje do të na ndante kaq shpejt. Tani kanë mbetur kujtimet, këshillat dhe dëshirat që i ke pasur për mua. Çdo orë, minutë, sekondë më mungon. Të dua mami. 25 prill 2016” ,shkruan këngëtarja në diçiturën e fotos.