Music

2022 mbyllet me programin traditë të TAR, maratonën e 100 këngëve më të mira të vitit!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2022.

Ky ka qenë padyshim viti i ‘rilindjeve’. E thënë kjo menjëherë na shkon mendja tek Beyonce dhe albumi i saj i shumëpërfolur. Por jo vetëm. Adele ka qenë gjithashtu shumë në vëmendjen e publikut. E po ashtu pa harruar të përmendim dhe rikthimin në muzikë të Rihanna-s, duke sjellë kolonën zanore të “Black Panther: Wakanda Forever”…

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2022, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin.

Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Cilat do jenë këngët kryesuese? Duroni edhe pak ditë.