Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

2022 nis më ëmbël se kurrë për të, vijnë në jetë binjakët e Ashley Graham!

Së fundmi modelja e njohur Ashley Graham ka sjellë në jetë djemtë e saj binjakë. Ajo zbuloi se kishte bërë një lindje në shtëpi të premten në mëngjes dhe të porsalindurit janë të dy ‘të lumtur dhe të shëndetshëm’. Vetëm disa ditë më parë ajo kishte publikuar në Instagram një foto të barkut të rrombullakosur dhe ishte shprehur e lumtur për ‘qëndrimin e zgjatur’ të foshnjave, pasi arritën javën e 40-të të shtatzënisë.

Ashley nuk i zbuloi emrat e djemve të saj dhe u tha fansave se tani do të merrte kohë për t’u ‘shëruar’ dhe për të kaluar kohë me familjen e saj. Graham, ka dokumentuar ‘udhëtimin’ e shtatzënisë gjatë gjithë kësaj kohe në mediat sociale.

Rikujtojmë, se Graham njoftoi në korrik se ishte shtatzënë për herë të dytë. Ashley dhe kineasti Justin Ervin u bënë prindër të një djali, Isaac Menelik, në janar të vitit 2020. Ata u njohën në vitin 2009 dhe u martuan një vit më vonë. Ndërsa modelja po përgatitej që të sillte në jetë djemtë e saj binjakë, është përballur gjithashtu dhe me komentet negative të ndjekësve. Shkaku? Trupi i saj dhe shenjat e strijave.

33-vjeçarja u përgjigj ndaj një komenti i cili foli për strijat dhe se si ato do të ndikonin në karrierën e saj. Ashley njihet për lirshmërinë që tregon në rrjetet sociale, ku shpesh publikon foto nudo, duke treguar edhe celulitin e saj. Bukuroshja u jep gjithmonë mesazhe frymëzuese të gjithë vajzave dhe grave, në mënyrë që ta duan trupin e tyre.