Celebrities Film & Tv Showbiz

2022 nuk mund të niste më bukur se kaq, rikthehen “Shtëpiaket e dëshpëruara”!

Duket se 2022-shi do të sjellë rikthimin e serialit të njohur “Shtëpiake të dëshpëruara”, të paktën këtë tregojnë raportet në disa media të huaja. Seriali që u bën shpejt mjaft i njohur e i preferuar në mbarë botën pati tetë sezone, nga viti 2004 deri në 2012-tën dhe rrëfente historinë e një grupi mikeshash që jetonin në Wisteria Lane, një lagje në dukje perfekte, por që fshihte plote sekrete, krime, romanca të ndaluara e drama familjare.

Në faqen zyrtare të serialit në Twitter është hedhur një postim në krah të fotos së aktoreve kryesore ku thuhet:

Ne po presim me dëshpërim për vitin 2022.

Aktorja e njohur Eva Longoria, që interpretonte Gabriella Solis, pohoi se rifillimi i serialit ishte planifikuar dhe se ajo do të ishte e para që do të aplikonte për të marrë pjesë në episodet e reja.

Po mbaroj që të rikthehem në lëkurën e Gabby-t. Ishte periudha më e mirë e jetës sime. Çfarë dhuratë ishte për mua ai serial.

Longoria luajti së bashku me Teri Hatcher, Marcia Cross, Felicity Huffman, Dana Delany dhe Nicollette Sheridan nga viti 2004 deri në finalen e sezonit të tetë në vitin 2012. Seriali ishte një hit i mirënjohur dhe fitoi herë pas here “Golden Globes” për Serialin më të Mirë/Muzikal ose Komedi në 2005 dhe 2006.

Dhe ju e dini, nëse do të ndodhte një ribashkim, unë do të isha e para që do të regjistrohesha.