Tech Travel

24 avionë “Boeing 777” nxirren jashtë përdorimi!

Problemet me motorrin çojnë në nxjerrjen nga përdorimi të 24 avionëve Boeing 777 nga kompania ajrore amerikane “United Airlines”. Vendimi pasoi incidentin e dy ditëve më parë kur një avion me 231 pasagjerë e 10 pjesëtarë të ekuipazhit u detyrua të kthehej në Aeroportin e Denverit në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Gjithashtu, Japonia iu kërkoi linjave ajrore që përdorin Boeing-un 777 me motorrin “Pratt& Ëhitney 4000” të shmangin hapësirën ajrore japoneze. Aktualisht me këtë lloj motori janë 69 avionë Boeing 777 në të gjithë botën dhe në bazë të të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit në SHBA, United është e vetmja kompani ajrore amerikane që fluturon me aeroplanë të tillë.